POLICIA/ 16-vjeçari bën të fortin në Devoll. 53-vjeçari në Kolonjë përfundon në Prokurori. Në Maliq 29-vjeçari kapet nga blutë
- Korca Boom
- May 28
- 1 min read
Updated: May 30
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 50-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen G. I., 53 vjeçe, banuese në Qafëzez, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisaiatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 6m³ dru të prera në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
