top of page

POLICIA/ 2 arrestime një në Korçë dhe një në Pogradec. Procedime në Korçë, Devoll, Dishnicë dhe në Maliq.

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21
  • 2 min read

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 26 vjeç, banues në Korçë dhe O. R., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

V. Zh., 66 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;


E. B., 28 vjeç, banues në fshatin Dishnicë (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi;


M. Q., 75 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbetje dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


A. L., 37 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshërve të tij, si dhe iu ka thyer xhamin e derës së banesës;


V. A., 79 vjeç, banues në fshatin Vërnik, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, nga pakujdesia, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. M., 59 vjeç dhe V. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, 59-vjeçari ka qëlluar me shuplakë bashkëshorten dhe vajzën e 38-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ka goditur me send të fortë shtetasin I. M.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page