top of page

POLICIA: 2 persona ne pranga. Ekstradohet i shumëkërkuari Erkan Sait…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 20, 2023
  • 2 min read

Updated: Jul 21, 2023

Qarku Korçë

-Në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ekstraduar nga Maqedonia e Veriut, shtetasin Erkan Sait, 34 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

-Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 56 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin M. Z., i cili për pasojë mori dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës. Nga verifikimi i kryer rezultoi se 56-vjeçari e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.

-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 58 vjeç, banues në fshatin Qinam, Kolonjë, pasi në dalje të qytetit të Ersekës, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 58-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, u konstatua duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme. Ky shtetas, pas shenjës për ndalim, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page