POLICIA: 55-vjeçari ushtron dhunë ndaj motrës, arresohet. Një 50-vjeçari kanos babain
- Korca Boom
- Jul 18, 2023
- 1 min read
DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
R. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 49-vjeçar;
A. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë babanë e tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, pasi u kap në Bilisht, duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
