top of page

POLICIA: Arrestohen 2 persona, kishin fshehur 5 emigrantë në kamion. Përplas makinën dhe largohet…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 15, 2023
  • 2 min read

DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. H., 42 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur një automjet tjetër, ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë më pas kanë kapur 42-vjeçarin, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Tushemisht", duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur një automjet të parkuar në rrugë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 28-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 48 vjeç, banues në Korçë dhe S. K., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetet kamiona që drejtonin këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

S. Sh., 30 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ulur volumin e muzikës, në lokalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page