top of page

POLICIA/ Arrestohet 21-vjeçari në Korçë. Sherre në Devoll, Ponçarë dhe në Dobranj. Ja çthotë policia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 4
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 65-vjeçar, për motive të dobëta;


Th. Z., 63 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Dobranj, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;


F. S., 74 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur 2 punonjëse të shërbimit social të Bashkisë Devoll.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page