POLICIA: Arrestohet 36-vjeçari. Në Bulevard “Republika” përplas makinat i dehur…!
- Korca Boom
- Aug 12, 2023
- 2 min read
DVP Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin "Republika", automjeti që drejtonte 36-vjeçari, ka përplasur një automjet të parkuar. Nga kryerja e testit të alkoolit, rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Durrës, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik, automjeti që drejtonte 47-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. C., 43 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasi N. C. dhe 3 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe N. Zh., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në bulevardi "Republika", teksa lëviznin me automjet, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për kontrollin e dokumentacioneve të këtij automjeti.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Maliq, pasi në rrugën "Rinia", Maliq, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse.
Më datë 10.08.2023, në fshatin Libonik, Maliq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve I. P., B. P., R. Sh., Sh. Z dhe A. Sh., banues në Libonik. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se zjarri mund të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme. Po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
