top of page

POLICIA: Arrestohet babai 50-vjeçar, i nxjerr thikën vajzës 17-vjeçare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 19, 2023
  • 2 min read

Updated: Jul 20, 2023

DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin në kërkim F. K., 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me një send të mprehtë, vajzën e tij 17-vjeçare.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Zh., 38 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll, pasi duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Ky shtetas u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u konstatua duke transportuar me një automjet tip “Ford”, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme. Ky shtetas, pas shenjës për ndalim, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë dhe tentoi të largohej.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. G., 62 vjeç dhe R. G., 33 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se para 2 vitesh i kanë marrë një shumë lekësh, një shtetasi tjetër, duke e mashtruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page