POLICIA: Arrestohet në Korçë për vjedhje A. K. 22-vjeç
- Korca Boom
- Jul 26, 2023
- 1 min read
DVP Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. K., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 47 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi në fshat u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
