top of page

POLICIA: Dhunë ndaj bashkëshortes 30-vjeçari procedohet penalisht

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë / Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 50 vjeçe, I. Zh., 25 vjeçe dhe S. Zh., 21 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë hyrë në banesën e një shtetaseje tjetër, pa pëlqimin e saj, duke e ofenduar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page