top of page

POLICIA: Dhunon babanë dhe mamanë arrestohet 43-vjeçari / Në Lagjen 9 sherr mes 4 personave…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 26, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Gj., 36 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të dy banues në Korçë, si dhe për shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, kanë goditur një 30-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Ll., 31 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka fyer, nëpërmjet celularit, ish-partneren e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page