Policia/ Drejtues në gjendje të dehur, humbje kontrolli dhe dëmtime
- Korca Boom
- May 23
- 1 min read
Updated: May 24
Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. J., 60 vjeç, banues në Buçimas, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale.
Po nga këta specialistë janë referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. D., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi T. D. është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
