POLICIA e Korçës shpëton nga flakët 72-vjeçarin Jorgo Kastrecin
- Korca Boom
- Jul 22
- 1 min read
Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë sakrifikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që kishte përfshirë një banesë në një lagje periferike të Korçës për të shpëtuar jetën e 72 vjeçarit Jorgo Kostreci, i cili ndodhej i vetëm në banesë në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët.
Ka qenë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve të mëtejshëm në banesë, ndërkohë që policët e drejtorisë vendore të Policisë Korçë kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar një 72 vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se 72 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Pasi është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë, 72 vjeçari ka thënë shumë pak, vetëm se nuk ka kuptuar asgjë kur banesa është përfshirë nga flakët.
72 vjecari jeton i vetem në një banesë një katëshe dhe krahas pensionit të ardhurat i siguron duke mbledhur hekurishte të ndryshme.
“KORÇA BOOM”




















