POLICIA: E pësoi drejtoresha e shkollës, falsifikonte dokumentat e nxënësve…!
- Korca Boom
- Aug 6, 2023
- 1 min read
DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 45 vjeç, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Lin", pranë fshatit Hudënisht, automjeti që drejtonte 45-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. V., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi E. V. dhe një shtetase 13-vjeçare, pasagjere në automjetin që drejtonte 45-vjeçari. Të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore në spital.
---
Më datë 04.08.2023, në malin e Lenies, në afërsi të fshatit Strelcë, Maliq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me bimësi pyjore. Punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
