POLICIA: Godet barbarisht bashkeshorten, arrestohet 28-vjeçari.
- Korca Boom
- Jul 17, 2023
- 1 min read
DVP Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 54-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. G., 33 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka marrë një shtetasi tjetër, çelësin e automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
---
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 17.07.2023, në fshatin Trestenik, Devoll, një shtetas irakian, duke kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme, në zonën e Llabanicës, ka shfaqur një problem shëndetësor dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, i cili nuk ka probleme për jetën.
