top of page

POLICIA/ Procedohet vajza 18-vjeçare nga Cangonji që goditi me gotë në fytyrë shtetasen 19-vjeçare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 6
  • 1 min read

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen nr. 2, Korçë, informojmë se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen F. D., 18 vjeçe, banuese në Cangonj, e cila dyshohet se për motive të dobëta, goditi me gotë, në fytyrë, shtetasen P. M., 19 vjeçe, e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.


“KORÇA BOOM”



bottom of page