top of page

Policia/Korçë, në lagjen 4-ër dhe 8-të goditen me grushta 4 persona

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 28, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në rrugën rurale “Ersekë-Kabash”, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është rrëzuar. Për shkak të dëmtimeve të marra, 29-vjeçari është në kujdesin e mjekëve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht në fytyrë një 19-vjeçar.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, Korçë dhe për shtetasin N. B., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page