top of page

POLICIA/ Në Korçë 16-vjeçari kapet me cannabis. Motra denoncon se i ka humbur vëllai

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 13
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.



Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.


Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



 “KORÇA BOOM”


ree


bottom of page