top of page

POLICIA/ Në Korçë 54-vjeçari dhunon nënën. Në Maliq procedohet 45-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 13
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-A. A., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;


-Sh. Sh., 45 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë dekorative.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”


bottom of page