top of page

POLICIA: Nëna braktis foshnjën/ Ja zhvillimet e sotme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-Gj. B., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke transportuar 4 m³ lëndë drusore pa leje. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Për një 17-vjeçare, për veprën penale "Braktisja e fëmijëve të mitur", pas kallëzimit të bërë nga vjehrra e saj, pasi dyshohet se prej datës 02.05.2025, është larguar nga banesa duke braktisur vajzën e saj 18-muajshe.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”





bottom of page