top of page

POLICIA. Ngjarje në Korçë, Maliq, Kolonjë, Pogradec. Ja çfarë thotë policia!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 15
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-I. Sh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;


-M. D., banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve te Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte; -për tre shtetas 15 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë dëmtuar pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara në lagjen nr. 2.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. S., 44 vjeç, banues në Ersekë, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij (zetor), lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset Z. S., 63 vjeçe dhe R. P., 67 vjeçe, banuese në fshatin Symiz, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur produkte bujqësore të një 43-vjeçari.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur lehtë një këmbësor.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rremenj, Pogradec, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page