top of page

POLICIA: Përplasja pranë spitalit në mesnatë solli flakë, makinën e drejtonte një femër…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 13, 2023
  • 1 min read

Pranë spitalit të Korçës në mesnatë dhe më konkretisht rreth orës 23:25, ka ndodhur një perplasje dhe më pas makina mori flakë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por ja deklata e policisë për ngjarjen e mesnatës.

POLICIA

Përplasje e dy automjeteve në Korçë, aksidenti le të plagosur një grua.

Më datë 12.08.2023 rreth orës 23:25, në lagjen 4, Korçë, shtetësja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Drejtuesja e automjetit shtetësja M. Ç u dërgua për ndihmë mjekësore të spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



bottom of page