top of page

POLICIA: Prangosen babë e bir në lagjen 7. Në Pojan dhunon bashkëshorten dhe arratiset

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2023
  • 2 min read

DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin N. D., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. D., të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 18-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u kap dhe gjatë shoqërimit nga shërbimet e Policisë i kundërshtoi ata me forcë. Gjithashtu edhe babai i tij, shtetasi N. D., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 18-vjeçarit, në ambientet e Komisariatit dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tjetër, ka shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë më pas kanë kapur 52-vjeçarin, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. K.

-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Ll. Z., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi tjetër, duke e mashtruar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page