top of page

POLICIA/ Procedime penale në Korçë. Kanosje në Bilisht!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 15
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. A., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në aktivitetin e tij u konstatua se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet kompetente.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-Z. A., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një 63-vjeçare.

-B. K., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 5 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur një 47-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page