POLICIA/ Procedime penale në Korçë, Pogradec e Maliq: Ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- May 27
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. M., 29 vjeç, banues në Shtyllë, pasi u kap duke transportuar 5 m³ dru të prera në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec rreferuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
N. H., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka goditur me grushte një 68-vjeçar, për motive të dobëta;
A. B., 32 vjeçe dhe V. B., 57 vjeçe, pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. K., 19 vjeç, pasi me zhurmat që ka krijuar në lokalin e tij në fshatin Sheqeras, ka prishur qetësinë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
