POLICIA: Procedohen 6 shtetas, ja çfarë kanë bërë…
- Korca Boom
- Jul 12, 2023
- 2 min read
DVP Korçë / Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
N. M., 68 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi tjetër, përmes mashtrimit;
E. D., 44 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi është kapur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Floq, duke transportuar me një kamionçinë, 100 krerë bagëti të imëta, të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 25 shenja matrikullimi, të cilat dyshohet se do të përdoreshin me qëllim transportimin dhe tregtimin e bagëtive.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, një 35-vjeçar.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 54 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në lagjen nr. 18, u kap duke transportuar me një automjet, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. K., 37 vjeç dhe V. T., 33 vjeç, banues në Pogradec dhe në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
