top of page

POLICIA: Punonte me qymyrin e drurit e gjen belaja…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 16, 2023
  • 1 min read

Kolonjë

Ushtronte veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së qymyrit të drurit, në kundërshtim me ligjin, procedohet në gjendje të lirë 56-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë konstatuar në fshatin Orgockë, Kolonjë, shtetasin E. G., duke djegur lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, për prodhimin e qymyrit, jashtë kushteve teknike dhe pa leje mjedisore. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas e ushtronte këtë aktivitet pa licencën përkatëse dhe sasinë e qymyrit të prodhuar e magazinonte në qytetin e Ersekës dhe e tregtonte në subjekte të ndryshme.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 56 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page