top of page

POLICIA/ Sherr me thika mes dy të moshuarve në Korçë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 28
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


R. M., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi ka goditur me thikë, një 67-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta;


D. Sh., 44 vjeç, banues në Barç, pasi ka goditur me grushte një 54-vjeçar, për motive të dobëta;


J. G., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit J. Ç., 50 vjeç, dhe V. M., 57 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i kanë marrë celularët njëri-tjetrit, pas një konflikti për motive të dobëta.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



“KORÇA BOOM”



bottom of page