top of page

POLICIA/ Sherr mes vëllezërve në Maliq, arrestohet njëri prej vëllezërve!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 13
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 58 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 60 vjeç, të dy banues në Orman (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. 58-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës, pasi 60-vjeçari ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”


bottom of page