top of page

POLICIA/ Sherr në Pogradec mes dy të rinjve. Goditet një 46-vjeçar me sende të forta

  • Aug 26, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: R. Sh., 27 vjeç, dhe M. Sh., 31 vjeç, banues në Pogradec,

pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me 2 shtetas;


M. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me send të fortë, një 46-vjeçar.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page