top of page

Policia “terror” në rrugët e Korçës: Ja sa gjoba janë vendosur…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7, 2023
  • 1 min read

Policia Rrugore Korçë

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 2 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjeti për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

80 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

400 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

Janë ndëshkuar 71 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

Janë ndëshkuar 661 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.



bottom of page