top of page

POLICIA/ Vjedhje në Korçë dhe në Maliq/ Ja çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 18
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale ”Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Në Komisariatin e Policisë Korçë janë paraqitur: -shtetasja O. B., 25 vjeçe, e cila ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë lekësh në banesën e saj, gjatë kohës që aty nuk ka patur njeri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve;


-shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Korçë, se shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur pllakat e një varri, te varrezat e reja të qytetit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. Ç., 41 vjeç, banues në Gurishtë, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin që e kishte lënë të hapur, në afërsi të banesës së tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”


bottom of page