POLICIA/ Vjedhje në lagjen 15 në Korçë. Procedim penal në Maliq!
- Korca Boom
- May 24
- 1 min read
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi E. J., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se në banesën e tij, në lagjen nr. 15, i kanë vjedhur biçikletën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap duke transportuar 3 m³ dru zjarri, të prera në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
