Porositë e fundit të trajnerit Gvozdenoviç për të tijtë...!
- Aug 25, 2023
- 1 min read
Në senacën stërvitore të sotme, në fundin e saj është mësuar se trajneri Gvozdenoviç ka qëndruar në grup me të tijtë.
Krahas të tjerash u është drejtuar futbollistëve me disa porosi, ku binin në sy fjalët e tij se: "Mos harroni, ju keni veshur një fanelë që rëndon shumë. Ju duhet të keni besim se së bashku do ia dalim. Kemi punuar shumë dhe tani është fjala juaj”.
Duket se këto fjalë e kanë prekur ekipin kur të gjithë njëzëri kanë bërtitur një “Ole” të fuqishme.
















