top of page

Posteri që po tërheq vëmendjen në Tiranë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 days ago
  • 1 min read

Në hyrje të Korpusit Universitar në Tiranë është vendosur një poster gjigant që ka ngjallur menjëherë interesin e kalimtarëve dhe studentëve. Por ndryshe nga sa mund të mendohej fillimisht, kjo nuk ka lidhje me fushatën elektorale apo ndonjë promovim komercial – bëhet fjalë për një eveniment madhor sportiv.


Posteri promovon një nga garat më prestigjioze të çiklizmit evropian: “Giro d’Italia”, e cila këtë vit do të përfshijë edhe Shqipërinë në itinerarin e saj. Pikërisht, në vendin tonë do të zhvillohen tre etapa të kësaj gare ndërkombëtare, duke shënuar një ngjarje historike për sportin shqiptar.


Në këtë edicion do të marrin pjesë 25 ekipe profesioniste nga Italia dhe vende të tjera, me çiklistë elitë, ndër më të mirët në kontinent. Prania e tyre pritet të tërheqë një audiencë të madhe dhe të sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme sportive.


Garat do të zhvillohen në një nga zonat më piktoreske të vendit, bregdeti i Vlorës, një përzgjedhje që jo vetëm ofron sfidë për sportistët, por edhe promovon bukuritë natyrore të Shqipërisë në sytë e publikut ndërkombëtar.


Ky event është jo vetëm një festë për sportdashësit, por edhe një mundësi për promovimin e turizmit sportiv në vend.


“KORÇA BOOOM”



bottom of page