top of page

Prefeki i Korçës Nertil Jole, takim më ekspertë të angazhuar në projektin “Zero City Lab”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 27
  • 1 min read

Prefekti Nertil Jole në faqen e vet zyrtare bën me dije se:


“Zhvillova në mjediset e GIZ (Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) një takim me ekspertë të angazhuar në projektin “Zero City Lab” të financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga GIZ, i cili në bashkëpunim me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore mbështet me analiza, ide dhe incentiva konkrete aktorë lokalë drejt inovacionit në sipërmarrje e nismave kreative, të cilat mund e duhet të krijojnë premisa të reja për zhvillim inovativ në sektorë të ndryshëm.


Biseduam për potencialet që ka rajoni i Korçës dhe për qasjen gjithëpërfshirëse që duhet ndjekur nga projekti, për të bërë pjesë të këtyre diskutimeve në vazhdim jo vetëm aktorë institucionalë, por edhe profesionistë të lirë, biznese e sidomos të rinj dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, që gjithmonë duhen asistuar e ndihmuar për të evidentuar potencialet e pashfrytëzuara që mund të ofrojnë shtigje të reja që ua orienton apo lehtëson atyre ndërtimin e një karrierë profesionale brenda rajonit tonë.”



“KORÇA BOOM”



bottom of page