Prefekti Nertil Jole dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo në Ditën Kombëtare të Republikës së Azerbajxhanit
- Korca Boom
- May 20
- 1 min read
Prefekti Nertil Jote në faqen e vet zyrtare shkruan:
“Me ftesë të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov, mora pjesë në aktivitetin e organizuar sot në kuadër të Ditës Kombëtare të Republikës së Azerbajxhanit.
Projekti i ardhshëm i gazifikimit është në vëmendjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama për ta inicuar dhe pilotuar këtë projekt strategjik fillimisht në Korçë, duke e shtrirë më pas edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Ekspertiza e kompanisë azere SOCAR është garanci që procesi i realizimit të këtij projekti me rëndësi shumë strategjike të zbatohet suksesshëm.
Me zotin Huseynov kemi diskutuar edhe për tema me interes të përbashkët e promovimin e ndërsjelltë të dy vendeve tona.”
“KORÇA BOOM”
