Prehu i qetë Tur Kreka! Djali t’u ngjit në majë, u ul në karrigen e parlamentit!
- Korca Boom
- May 20
- 2 min read
FIDEL KREKA
6523 vota në qarkun e Korçës
486 vota nga Diaspora
Total: 7009 vota
Me mbylljen e procesit të numërimit për votat e Diasporës mbrëmjen e djeshme, ka përfunduar edhe procesi për qarkun e Korçës, teksa nuk ka më mëdyshje, pasi 10 deputetët e parlamentit të ardhshëm janë zbardhur.
6 deputetë do të përfaqësohen nga PS-ja dhe 4 të tjerë nga PD-ja, ku bie në sy padiskutim në listën e hapur të PD emri i Fidel Krekës, që ulet për herë të parë në karrigen e një deputeti në parlament.
Në total, Kreka siguroi 7009 vota dhe ishin vota që u bashkuan nga votimi në qark dhe Diasporë. Tashmë është zyrtare që Fideli do të jetë deputet, gjë që në fakt e ka gëzuar pa masë familjen Kreka, teksa kujtojmë që prej 6 vitesh nuk jeton më, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, babai i Fidelit, Artur Kreka.
Sot, Turi shikon nga Lart dhe ndihet krenar për djalin e tij, pasi ndoshta nuk e kishte ëndërruar që një ditë djali do t'i bëhej deputet. Fideli ndoqi rrugën e Arturit dhe ja, sot është dikushi.
Arturi nëse do të ishte sot mes nesh, sigurisht që do të krenohej pafund, sepse familja e tij gjithmonë ka kontribuar për Partinë Demokratike. Artur Kreka, u nderua në atë kohë me titullin “Pishtar i Demokracisë” nga Bashkia Korçë, si dhe mori titullin “Emblema e Qytetit”. Kujtojmë se Turi ishte edhe “Mjeshtër Sporti”. Artur Kreka u nda nga jeta më 15 nëntor të vitit 2019.
Sot, pas kaq shumë kohësh, djali i tij, Fideli e ka nderuar atë.
Dhe ne po sot i themi Turit: Prehu i qetë Artur Kreka, djali yt u ngjit lart dhe po mban amanetin tënd, duke qëndruar besnik i Partisë Demokratike, duke treguar që e duan vërtet shumë.
BRAVO Fidel!
Tani rrugëtimi yt është i gjatë dhe i vëshirë, por ti je Fideli, djali i Turit!
“KORÇA BOOM”

