Premio marramendëse e Pogradecit për “kokën” e Tiranës!
- Korca Boom
- May 3
- 1 min read
Ekipi i Pogradecit do të luajë ndeshjen më të rëndësishme, atë që e ngjit në Superligë, por gjithmonë nëse mposht Tiranën. Të gjithë janë mobilizuar për këtë takim dhe vlen të përmendet ajo që lidhet me presidencën e pogradecarëve.
Është bërë e ditur se, në rast se ekipi ngjitet në Superligë, janë vënë në dispozicion 100 mijë euro. Nuk janë pak për futbollistët dhe, nëse kjo shumë ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë, do të thotë rreth 5 mijë euro për secilin futbollist dhe anëtar të stafit të liqenorëve.
Pas thirrjes për tifozët që të mbështesin ekipin dhe të përfitojnë transport falas, vjen edhe ky lajm i fundit nga presidenca liqenore.
“KORÇA BOOM”
