Premtimi i Gvozdenoviç: Gol si ai i Rashicës nuk do jenë rastësi...!
- Korca Boom
- Aug 4, 2023
- 1 min read
Skuadra korçare ka shënuar regullisht gola në miqësoret e zhvilluara. por goli i shënuar kundër Elbasanit duket se ka lënë nje shije mjaft të mire tek të gjithë.
Por, trajneri Gvozdenoviç i bën një analizë teksa thekson se: “Një gol që ishte fantastik, jo me shume tek finalizimi pasi për këtë ka Rashica, por nga mënyra se si u realizua. Nikaj dhe Zenollari kanë vepruar saktë, shpejt dhe me fantazi. Unë besoj shume se gola të tillë do te realizohen nga ana jonë . Ajo ç’ka pamë është aplikuar në stërvitje dhe kur realizohet në ndeshje të bën të mendosh se futbollistët janë të bindur për atë që duhet të bëjnë”.
Shënimi i golave është një shenjë e mirë për ekipin, duke treguar se loja sulmuese funksionon.
