Prençi-Lika, adrenalinë pafund në stërvitje
- Korca Boom
- Jul 6, 2023
- 1 min read
Në radhët e futbollistëve të Skënderbeut ka adrenalinë pafund. Kjo gjë është vërejtur edhe në seancat e fundit stërvitore, aq më tepër pas mbërritjes edhe të presidentit Ardjan Takaj.
Elvis Prençi dhe Gresild Lika, janë dy lojtarë që tashmë janë konfirmuar me Skënderbeun dhe po vijojnë normalisht seancat stërvitore.
Madje, të dy së bashku kanë gjetur kohë edhe të pozojnë në momentet e stërvitjes, ndërkohë që edhe pse është fillimi i fazës përgatitore, duket se të dy lojtarët janë në formë dhe me humor.
Shpresojmë që kjo adrenalinë kaq e madhe gjatë seancave stërvitore të pasqyrohet edhe në formën e lojtarëve, në mënyrë që paraqitja e tyre në fushë të jetë vërtet e mirë dhe ajo që pritet nga të gjithë në qytetin juglindor.
