top of page

Prençi: Rashica dhe Muharem më kanë surprizuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7, 2023
  • 1 min read

“Mendoj se ky ekip nuk do të diskutojë mesin arrtë të tabelës në këtë sezon superlige.” Këto janë fjalët e para të qëndërmbrojtësit të korçarëve, teksa është pyetur nga “Korça Boom” mbi pritshmëritë e këtij ekipi.

Elvis Prençi është së bashku me Randin dyshja e qëndrës së mbrojtjes dhe me Frashërin dhe Vangjelin do të jenë prapavija e Skënderbeut. Premçi flet për sektorin ku luan dhe deklaron se: Mund të them se reparti jonë është i kompletuar duke parë edhe disa të rinj që po afrohen them me bindje se do të jemi pika më e fortë e këtij ekipi.”

I pyetur mbi futbollistët e rinj ai nuk nguron të japë edhe emra se kush i ka lënë më shumë përshtypje, ku sipas Premçit: “Mund të flas edhe me emra se kush realisht më ka suprizuar. Kështu Rashica dhe Muharem janë një zbulim i madh që do të ndihmojnë shumë ekipin.”



bottom of page