top of page

Presidenti Ardjan Takaj i qeshur në tribunë: Po vjen Skënderbeu…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 18, 2023
  • 1 min read

Ashtu si edhe paralajmëroi “Korça Boom” dje në tribunën qëndrore të stadiumit “Skënderbeu” nuk mungoi as presidenti Ardjan Takaj. Ai mbërriti enkas në Korçë për të ndjekur skuadrën e tij, ndëkohë që në tribunë u duk vetëm pak minuta përpara fillimit të takimit.

Kjo foto që shikoni më poshtë është shkrepur dje gjatë miqësores që luante Skënderbeu ndaj Voska Sport, ndërkohë që Takaj është parë i qeshur me miqtë e tij dhe pavarësisht rezultatit ai ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve që ka deri tani ky Skënderbe.

Pas përfundimit të miqësores presidenti Ardjan Takaj ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes, ku takoi një pjesë të lojtarëve që ishin në dhomë, ndërkohë që në koridore është takuar dhe përshëndetur me Klevis Shaqe dhe Ermir Rashicën.

Më pas, Takaj mësohet se është ulur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me trajnerin Ivan Gvozdenoviç, duke biseduar gjerë e gjatë me njëshin e stolit në lidhje me merkaton dhe lojtarët që pritet të vijnë nga momnti në moment te Skënderbeu.



bottom of page