Presidenti Ardjan Takaj vjen nesër dhe …!
- Korca Boom
- Jul 16, 2023
- 1 min read
Është hera e tretë që qysh nga fillimi i korrikut deri në këto momente, presidenti Ardjan Takaj vjen në qytetin e Korçës.
Këtë radhë Takaj ka menduar që ditën e hënë të jetë pranë skuadrës. Ka dhe një arsye tjetër, se po në ditën e parë të javës që vjen Skënderbeu do të luajë ndaj Voska Sport dhe Ardjan Takaj pritet të jetë në tribunën qëndrore të stadiumit “Skënderbeu”.
Pasi të ndjekë me vëmendje të tijtë, ku do të vëzhgojë edhe grupin që deri tani po stërviten me bardhekuqtë, pritet që Takaj të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me trajnerin Ivan Gvozdenoviç.
Do të diskutohet në këtë takim për gjendjen e deritanishme dhe për atë se sa lojtarë të tjerë pritet që presidenti të sjellë te Skënderbeu, kjo si kërkesë edhe vetë trajnerit serb.
