Presidenti i FSHF-së, Armando Duka: Urime Struga dhe Ballkani!
- Korca Boom
- Aug 18, 2023
- 1 min read
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka sapo ka uruar dy skuadrat që kanë kaluar në fazën e “play-off”-it, Strugën dhe Ballkanin
Urime Ballkani dhe Struga!
Shumë përgëzime dhe për trajnerët Ilir Daja dhe Shpëtim Duro që arritën të dërgojnë dy skuadra të tjera shqiptare në fazën play-off të Conference League.
Puna e shkëlqyer që kanë kryer këto trajner në klubet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në të njëjtën kohë një konfirmim i vlerave të trajningut shqiptar.
Sëbashku me Partizanin, dëshiroj që Ballkani dhe Struga të arrijnë në fazën e grupeve dhe të sjellin emocione të mëdha për sportdashësit shqiptar.
Shanset janë reale, me shumë punë, sakrificë dhe impenjim maksimal ky objektiv do të bëhet realitet.
Suksese të mëtejshme.
