top of page

Presidenti sot në Korçë, tjetër takim Takaj-Gvozdenoviç!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 7, 2023
  • 1 min read

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, mësohet se sot rreth mesditës do të udhëtojë nga Durrësi në drejtim të Korçës, ku pas mbërritjes do të jetë gati për të qenë në tribunë në orën 18:30, orë në të cilën do të startojë edhe miqësorja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Nuk do të jetë vetëm arsyeja e miqësores që do të sjellë “bosin” e Skënderbeut në qytetin juglindor, por do të jetë edhe takimi që pritet të zhvillojë në orët e vona të mbrëmjes me trajnerin Ivan Gvozdenoviç.

Një takim i tillë vjen pas mbylljes së testeve miqësore dhe listës prej 25 futbollistësh që duhen për t'u federuar dhe sigurisht që verdiktin final do ta japë trajneri serb, që në fakt ka zhvilluar shumë takime gjatë kësaj periudhe me presidentin Ardjan Takaj, pasi është kohë merkatoje.

Të paktën ata lojtarë që njëshi i stolit i ka kërkuar presidentit, ky i fundit ia ka plotësuar. Nëse Gvozdenoviç do të ketë edhe ndonjë kërkesë të fundit apo jo për Takajn, kjo mbetet për t’u parë dhe do të zbulohet vetëm sot në mbrëmje pas takimit që do të zhvillojnë presidenti dhe trajneri.



bottom of page