top of page

Presidenti Takaj të hënë mbërrin në Korçë dhe…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 30, 2023
  • 1 min read

Vetëm një ditë qëndroi presidenti Ardjan Takaj në qytetin juglindor këtë të hënë që kaloi, pasi të martë u largua sërish drejt Durrësit. Ekipi ka vijuar përgatitjet në juglindje të vendit nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenovç dhe stafit të tij.

“Korça Boom” zbulon se Takaj do të rikthehet sërish, ditën e parë të javës së ardhshme, pra të hënë.

Këtë herë njëshi i klubit juglindor do ta gjejë edhe më të mbushur skuadrën dhe mund të themi që zyrtarisht të hënën e ardhshme do të fillojë edhe faza përgatitore. Themi këtë pasi Skënderbeu deri tani ka pasur shumë mungesa dhe lojtarët po vijojnë të vijnë gradualisht.

Të hënë me mbërritjen e Takaj priten të tjera ardhje te reja, siç do të jetë edhe ardhja e sulmuesit Kristian Keqi.

Presidenti e ka ndarë mendjen, këtë sezon do të jetë me shumë ndryshime, por mbi të gjitha do të shikojmë një Skënderbe të së ardhmes, me lojtarë që padiskutim nesër do të jenë gati edhe për tu shitur.



bottom of page