Prezantohet braziliani Juri Merlim, fotot e para për “Korça Boom”…!
- Korca Boom
- Jul 25, 2023
- 1 min read
Vetëm pak momente më parë është prezantuar edhe blerja më e fundit e Skënderbeut. Bëhet fjalë për Juri Merlim, i cili jo vetëm që ka mbërritur në Korçë, ashtu si edhe bëri publik lajmin portali ynë, por më shumë se kaq përpara pak momentesh fotot e para janë shkrepur po nga “Korça Boom”.
Mesfushori brazilian në shtator mbush 25-vjeç dhe është një blerje mjaft cilësore e Skënderbeut, teksa edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç e kërkoi me ngulm ta kishte në skuadër.
Sezonin e kaluar lojtari në fjalë luajti për ngjyrat e Flamurtarit dhe duke e vëzhguar me kujdes klubi bardhekuq e donte te Skënderbeu, pasi është një futbollist me cilësi shumë të mira në mesin e fushës.
Sot, pikërisht rreth orës 18:25 pak momente përpara daljes në stërvitje me Skënderbeun, Juri Melim ka bërë këtë prezantim me foto për “Korça Boom”, ndërkohë që lojtarët, stafi drejtues dhe tifozët i urojnë: Me këmbë të mbarë Juri…


