top of page

Prishtinë: Përparim Rama i LDK-së kryeson në rezultatet e para, pritet balotazh me Hajrulla Çekun e LVV-së

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 12
  • 1 min read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur publikimin e rezultateve të para pas mbylljes së votimeve. Në qytetin e Prishtinës, sipas 1.44% të votave të numëruara deri tani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, prin me 41.13% të votave.


Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, me 31.47%. Me këtë ritëm, pritet që gara për kryetar të Prishtinës të shkojë në balotazh mes dy kandidatëve kryesorë.


Rezultatet pritet të përditësohen nga KQZ ndërsa vijon numërimi i votave në të gjithë komunën. Sipas analistëve politikë, gara në Prishtinë është një ndër më të ndjekurat dhe më të fortat në këto zgjedhje lokale.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page