Procedim penal për 47-vjeçarin nga Tirana, dyshohet për dëmtim prone bujqësore
- Korca Boom
- Jul 12
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit B. R., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe të mbjellë me vreshta, në pronësi të një 63-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në territorin e bashkisë Kolonjë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkallën e dëmit të shkaktuar.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
“KORÇA BOOM”



















